17:22 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konferencë e jashtëzakonshme: Mourinho fton herët gazetarët

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka thirrur një konferencë të hershme për shtyp të premten pas ”trazirave” në klub.

55-vjeçari ka afruar konferencën për shtyp para ndeshjes me Newcastlen në pesë orë më herët – pra, kjo paraqitje para mediave do të ndodhë nga ora 09:00.

Man Unitedi aktualisht ndodhet në fillimit më të dobët të sezonit pas 29 vitesh, ku skuadra gjendet në vendin e dhjetë në Premier League pas shtatë ndeshejve.

Mourinho i ka fituar vetëm 40% të ndeshjeve këtë sezon – starti i tij i dytë më i dobët në një sezon në karrierën e tij si trajner.

Tani, tekniku portugez ka ftuar gazetarët që të arrijnë në qendrën stërvitore nga ora 09:00 – më herët se ditëve të tjera./IndeksOnline/

Manchester Unitedi përballet me Newcastlen në mbrëmjen e së shtunës, ku fitorja është opsioni i vetëm për ”Djajtë e Kuq”./IndeksOnline/