18:46 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Caktohet koha kur do të zhvillohet dueli, Fury – Wilder

Kampioni i peshave të rënda, Deonatay Wilder thotë se nuk ka dyshim se ai do të përballet me Tyson Furyn këtë vit.

Amerikani 32-vjeçar kishte një incident me ekipin e Furyt gjatë ditës së sotme, megjithatë gjithçka u mbyllë siç duhet.

Dhe tani Wilder tha për BBC Sport: ”Aq sa ta largoni këtë djalosh nga rruga, puna kryhet. Kjo ështv mjaft e thjeshtë”.

Ndërsa, menaxheri i Wilder, Shelly Finkel tha për BBC Sport se sfida do të zhvillohet në nëntor apo dhjetor në Nju Jork apo Las Vegas, transmeton IndeksOnline.

I pyetur për mesazhin e 30-vjeçarit, Fury, Wilder tha: ”Bëhu gati, jam duke ardhur që t’ju eliminoj dhe mposhtë, thjesht”.

”Kampioni është këtu dhe ai do ta mposhtë Tyson Furyn”./IndeksOnline/