20:42 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Konfirmohet: Dembele rikthehet kundër Levantes (Foto)

Ousmane Dembele do të rikthehet në fushën e blertë gjatë vitit të ri 2018.

Loja e parë në “Camp Nou” për vitin 2018 do të ketë rëndësi shtesë për klubin nga Katalunia, pasi pritet rikthimi i të lënduarit, Dembele, shkruan IndeksOnline.

Barcelona e ka përdorur foton e Dembeles për ta promovuar ndeshjen kundër Levantes, e cila luhet më 7 janar.

Kthimi i Dembele do të jetë një dhuratë e madhe për klubin katalunas.

“Ndani magjinë e Mbretërve dhe mos e humbisni kthimin e Dembele në Camp Nou”, shkruhet në reklamën e fundit të klubit katalunas.

Kujtojmë se ish-futbollisti i Borussia Dortmund nuk ka luajtur që nga muaji shtator i këtij viti./IndeksOnline/

Temat: