20:15 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018

Konfirmohet ftesa e Remit në Gjykatën Speciale

Indeksonline ka raportuar sot se Rrustem Mustafa ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale. Të njëjtin informacion sapo e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.

“Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.
Kjo është ftesë për intervistim.

Z. Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje” shkruan Koci në njoftim./Indeksonline/

Temat: