15:57 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tjetër llogari e rrejshme në emër të Majlinda Kelmendit, reagon avokati Koci

Një tjetër llogari e rreme në Facebook është krijuar në emër të Majlinda Kelmendit, pas asaj të parës që ishte mbyllur.

“Majlinda Kelmendit i është kërkuar që të mposhtet nga xhudistja serbe”. Kështu u raportua të ketë thënë Majlinda Kelmendi në llogarinë e parë, duke iu referuar një faqeje në Facebook në emër të kampiones sonë olimpike.

Pas asaj tani është shfaqur një tjetër llogari, e verifikuar, e cila abuzon me emrin e kampionës së botës në xhudo.

Për këtë ka reaguar edhe avokati i autorizuar nga Majlinda Kelmendi dhe trajneri Driton Kuka, Arianit Koci, i cili ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook, se kjo faqe nuk është krijuar dhe nuk është në llogarit të Majlinda Kelmendit.

“Kjo faqe nuk është krijuar dhe nuk është në kontroll të Majlinda Kelmendit.

Për më tepër, kjo nuk është faqja e vetme ku keqpërdorët emri i kampiones botërore.

Njera faqe është mbyllur, dhe ndaj keqpërdoruesve është ngritur kallëzimi penal.

Tani, une jam autorizuar që në emër të Majlinda Kelmendit dhe trajnerit të saj, Driton Toni Kuka, të ushtroj kallëzim penal ndaj personave të pandërgjegjshëm, dhe ta mbylli edhe këtë faqe.

Pasoqë ky faqe është e verifikuar, si duket të dhënat personale të Majlindës, me ndonjë dokument personal të saj, janë keqpërdorur.” ka thënë Koci.