15:54 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Ja sa do të mungoj Vermaelen pas lëndimit

Thomas Vermaelen do të qëndrojë rreth dy javë pushim për shkak të lëndimit që pësoi të dielën në “Benito Villamarín”.

Belgu u tërhoq nga ndeshja e së dielës pas një dëmtimi. Kontrollet mjekësore kanë treguar se mbrojtësi ka një lëndim të “bícepsit femoral” të këmbës së majtë.

Në këtë mënyrë, faza më frytdhënëse e qendërmbrojtësit belg te Barcelona ndërpritet.

Jo më pak se 13 ndeshje ka luajtur ish-lojtari i Arsenalit me Barçën në këtë sezon, derisa u dëmtua.

Me siguri, ndeshjet kundër Espanyol në Kupën e Mbretit dhe kundër Alavés në La Liga, të jenë të humbura. Përveç kësaj, ai do të humbasë, gjithashtu, edhe një gjysmëfinalen hipotetike, pasi ajo është planifikuar për më 31 janar.