10:00 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Joshua dhe Fury ndeshën gjatë verës

Anthony Joshua është i gatshëm të përballet me Tyson Furyn gjatë kësaj vere, shkruan indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur promotori i njohur Eddie Hearn, i cili beson se meçi do të ndodh gjatë këtij viti.

“Unë mendoj se lufta me Furyn ka më shumë gjasa se lufta me Deontay Wilder. Unë fola me Tyson këtë mëngjes, ai kontaktoi me Anthonyn në fundjavë, dhe ai po kërkon të luftojë në prill”.

“Ne jemi të përgatitur të negociojmë me Tyson Fury dhe ta bëjmë luftën me Joshuan tani për verë, ose për dimrin e vitit 2018.

“Tyson dëshiron 60-40, kjo ndoshta nuk do të ndodhë. Por unë e di, pasi kam folur me Anthonyn, ai do të jetë bujar me ndarjen, sepse ai dëshiron luftën. Ai e di se sa e madhe është lufta.” /IndeksOnline/