23:45 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet klauzola blerëse e Neymar – këto janë detajet

Ka pasur shumë zëra orëve të fundit se braziliani mund të largohet nga klubi francez.

Por, SPORT ka zbuluar numrat e saktë dhe të gjitha detajet e shkruara në kontratën e Neymar te PSG, transmeton IndeksOnline.

Presidenti i PSG-s, Nasser Al Khelaifi është pajtuar që ta vendosë një klauzolë në kontratën e lojtarit.

Futbollisti mund ta hapë ”derën e largimit” në verën e vitit 2020, përderisa ndonjë klub ofron 215 milionë euro.

Image result for neymar

Kështu, çdo klub i interesuar për Neymar në vitin 2020 mund të arrijë marrëveshje për 215 milionë euro me PSG-n në mënyrë miqësore.

Që prej sezonit të kaluar, spekulimet lidhur me të ardhmen e Neymarit kanë qenë konstante.

Real Madridi gjithnjë ka qenë në vëmendje, por sot është spekuluar edhe për rikthimin e Neymarit te Barcelona./IndeksOnline/

Temat: