21:58 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Ahmed Januzi rikthehet te Llapi

Futbollisiti i njohur kosovar, Ahmed Januzi është rikthyer te skuadra e Lllapit.

Ai vjen nga skuadra e Dukagjinit dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi, shkruan IndeksOline.

Kjo është hera e tretë që Januzi vesh fanellën bardhekaltër.

IndeksOnline ka raportuar javë më parë për transferimin e tij te Llapi.

Në dy-vitet e fundit, Januzi ka qenë pjesë e Dukagjinit, me të cilët ka zhvilluar edhe ndeshjet në Evropë, teksa pas mbarimit të tyre ka vendosur që me bindje dhe përkushtim maksimal t’iu rikthehet ngjyrave bardhekaltër./IndeksOnline/