11:20 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Messi “përjetësisht” i Barcelonës

E ardhmja e Lionel Messit është vënë shpesh herë në dyshim edhe pse vetë futbollisti gjithmonë ka thënë se Barcelona është shtëpia e tij.

Kontrata e tij aktuale përfundon me 30 qershor 2021 dhe një përtrirje e saj është shumë afër sipas Bartomeu, shkruan indeksonline.

Numri një i Barcelonës ka thënë se ata dëshirojnë ta mbajnë Messin në skuadër deri në fund të karrierës së tij.

“Ai nuk dëshiron të largohet, gjithmonë i themi atij se mund të jetë futbollisti me një klub të vetëm”, ka thënë presidenti i klubit spanjoll.

Messi është pjesë e Barcelonës nga viti 2000 si pjesë e ekipeve zingjirë, ndërsa për skuadrën e parë ka debutuar në vitin 2005 dhe pjesa tjetër është histori në vete. /IndeksOnline/