16:17 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet nëse Marcelo do të luajë në ”El Clasico”

Pasi u largua me ndeshja me Viktoria Plzen i lënduar, Marcelo do të rikuperohet me kohë për të luajtur për Real Madridin në ”El Clasico” ndaj Barcelonës të dielën.

Braziliani ishte ”viktimë” e një ndërhyrje në ndeshjen e së martës, në momentin pasi Julen Lopetegui i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, por ai ia doli mjaft mirë më pas.

Ky është një lajm i mirë për Real Madridin dhe Lopeteguin pasi që mbrojtësi i majtë është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, transmeton IndeksOnline.

Edhe vetë Marcelo ishte optimist për rikthimin me kohë për Clasico, edhe pse kishte shqetësime të mëdha te tifozët madrilen.

Por, Marcelo nuk stërviti sot me skuadrën për t’ju shmangur ndonjë lëndimi të mundshëm.

Dani Carvajal, i cili po e vazhdon rikuperimin, është parë sot në stërvitje duke vrapuar./IndeksOnline/