12:59 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Real Madrid me dy mungesa të mëdha kundër Valencias

Sonte zhvillohet ndeshja mes Real Madrid dhe Valenicas në kuadër të La Ligas.

Trajneri Santiago Solari ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje, transmeton Indeksonline.

Në listë vërhet mungesa e mesfushorit gjerman Toni Kroos dhe mbrojtësit të majtë Marcelo.

Për të zëvendësuar Marcelon është ftuar lojtari i ri Reguilon, ndërsa në mesfushë është ftuar talenti Valverde.

Këtë ndeshje mungon po ashtu edhe Casemiro që ka kohë që është lënduar./Indeksonline/