08:21 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Verë e nxehtë në Bayern, Lewandowski largohet

Sulmuesi, Robert Lewandowski do të largohet nga Bayern Munchen gjatë kësaj vere.

Ylli polak i ka paralajmëruar drejtuesit e kampionit gjerman, se gjatë këtij afati do të largohet, transmeton IndeksOnline.

“Bild” ka folur me agjentin e futbollistit, Pini Zahavi – i cili tha se Lewa tashmë ka vendosur.

“Robert mendon se ai ka nevojë për një ndryshim, për një sfid të re në karrierën e tij. Drejtuesit e Bayernit tashmë janë të informuar”, ka thënë Zahavi.

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2021, kurse klubet e interesuar janë: Chelsea, United, City, Milan, PSG dhe Juventus.

Në anën tjetër, Bayerni mendon si alternativ zëvendësuese sulmuesin uruguaian, Edinson Cavani./IndeksOnline/