15:00 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Konfiskimi i veturave nga policia, shifrat nga rajonet

Policia e Kosovës që nga janari deri në muajin tetor ka konfiskuar gjithsej 7 mijë e 725 automjete.

Kjo gjë u bë e ditur për Indeksonlinen nga Zyra për informim e PK-së.

Numri më i madh i konfiskimeve gjatë kësaj periudhe është bërë në kryeqytet, 2 mijë e 805 vetura u konfiskuan në Prishtinë, 1 mijë e 200 të tjera në Mitrovicën e Jugut, 1 mijë e 145 në Prizren, 950 në Ferizaj, 846 vetura në Pejë, 626 në Gjakovë, 148 në Gjilan dhe pesë në Mitrovicën Veriore.

Në po të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar u konfiskuan gjithsej 8 mijë e 624 automjete.

Policia numrin më të madh të veturave të konfiskuara e pati në Prishtinë, 2 mijë,  626 në Prizren me 1 mijë e 646, në Ferizaj u konfiskuan 1 mijë e 434 vetura, në Mitrovicën Jugore 1 mijë e 364,  në Pejë u konfiskuan 1 mijë e 22 vetura, 404 automjete u konfiskuan në Gjakovë, kurse 111 në Gjilan.

Në Mitrovicën e Veriut pati numër më të vogël të konfiskimeve, përgjatë këtyre muajve u arrit të konfiskoheshinn vetëm 17 makina.

Konfiskimi i të gjitha këtyre veturave u bë për shkaqe nga më të ndryshmet, por që ky trend vazhdon edhe tashti në muajt e fundit të këtij viti./Indeksonline/