75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Konfiskohen rreth 20 kg drogë në Merdare

Rreth orës 20:00 në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, doganierët dhe zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar mariuhanë.

Ndonëse sasia e drogës së konfiskuar ende nuk dihet, mendohet të jetë rreth 20 kg.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se droga ishte gjetur në një veturë në dalje nga Kosova dhe substanca narkotike ishte fshehur mjaftë mirë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës të cilët po merren me rastin. Aktualisht nuk ka informacione për arrestimin e të dyshuarave./Indeksonline/