19:33 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kongresmeni amerikan e fton presidentin Trump të vizitoj Beogradin

Kongresmeni amerikan Ted Poe ka ftuar presidentin Donald Trump që të vizitoj Serbinë.

Poe ka shtuar që kjo vizitë do të ishte mbështetje për të ardhmen e Serbisë si pjesë e Evropës Demokratike, kështu thuhej në deklaratën e kabinetit të presidentit Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Ted Poe i ka shkruar një letër presidentit Trump duke treguar rendësin e vizitës në këtë vend dhe se asnjë president amerikan që nga presidenti Carter nuk e ka vizituar Serbinë.

Kongresmeni ishte në vizitë tek Serbia gjatë këtij muaji, duke e quajtur vend lider në regjion./Indeksonline/