11:44 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Konjufca: Gabimet e komisionit kanë me na kushtu, mos e votoni demarkacionin

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca në seancën për votimin e demarkacionit ka thënë se gabimet e komisionit që ka matur territorin do t’i kushtoj Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të mos ngutën dhe të mos votojnë këtë marrëveshje, raporton Indeksonline.

Sipas tij, efekt parësor është territori, ndërsa vizat janë efekt anësor.

Fjalimi i tij në Kuvend:

Kur ka qenë komisioni në raportim në komisionin për legjislacion, një prej tyre ka qenë ekspert i kadastrës. Dhe unë si pjesë e komisionit legjislativ, e kam pyetur: A ka mbulueshmëri për çdo pjesë të territorit që e kontrollon Kosova aktualisht. Dhe ekspoerti i kadastrës u përgjigje që jo nuk ka.

E kom pyetë sa është hapësirë e cila nuk ka mbulueshmëri nga Kosova. Ai ka thënë së është dikund 70 km ka thënë që nuk kemi.

Gabimet e komisionit kanë me na kushtu. Në momentin që kanë pasur informacion se nuk ka mbulueshmëri katastralës dhe nuk ka përputheshmëri mes territorit të Kosovës e Malit të Zi nuk u dësht me be gabimin, se ky gabim na ka ardh me votu.

Duke pasur parasysh këtë që prezantova, mos u nguteni, mos votoni. Libralizimi i vizave është efekt anësor, nuk është efekt esencial.
Efekt parësor është territori i Kosovës. Nuk ka viza para vitit 2019, dhe kena me kuptu sa e kemi korrupsionin sa e kemi në institucionet tona nëse kalon kjo marrëveshje.

Pra, të mos ngutemi./Indeksonline/