15:49 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Konjufca-Memlit: Na keni ftu për koalicion, ju kemi thënë jo!

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një kundërpërgjigje për deputetin e PDK-së, Memli Krasniqin, ka thënë PDK në vitin 2014 iu ka dërguar ftesë për koalicion.

Mirëpo, Konjufca thotë se LVV nuk ka pranuar të hyjë në koalicion me PDK-në, pavarësisht ftesës.

“Në vitin 2014 na pat ardh një letër prej ish kryetarit të PDK-së Thaçit për me hy koalicion me PDK-në, na i patën dërguar edhe njerëzit e tij. LVV-ja ua kthej, nuk bënë, kjo është e mjaftueshme për të treguar se sa shumë ka qef me shku në koalicion me PDK-në”, ka thënë Konjufca./Indeksonline/