10:57 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Konjufca: Shqiptarët, gjithnjë do ta nderojnë Zahir Pajazitin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nderoi veprën e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha të cilët ranë heroikisht para 23- vjetësh.

Konjufca tha se pas heroizmit të Zahir Pajazitit me shokë mijëra djem e vajza të Kosovës ishin mbushur me vullnet dhe ishin bëri gati për luftën çlirimtare.

Ai tha se Zahir Pajaziti do të nderohet gjithnjë nga shqiptarët.

“Sa të ketë komb shqiptar, do ta nderojmë veprën e lavdishme të Zahir Pajazitit dhe të çetës së Llapit”, u shpreh Konjufca./IndeksOnline/