10:33 / E Hënë, 16 Maj 2022 / k.v

Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike

Është bërë konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj ka thënë se ky komision ka mandej gjashtë muaj e që duke llogaritur edhe kohën e pushimeve, atëherë i bie që deri në fund të këtij vitit komisioni është i mandatuar.

Në mbledhjen e parë është vendosur që deri në mbledhjen e radhës duhet të përgatitet edhe plani i veprimit.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë, i propozuar nga PDK-ja dhe i mbështetur nga partitë e tjera opozitare./IndeksOnline/