10:22 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Kontrabandë me pula në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Dren të Leposaviqit janë kapur 400 pula që dyshohet se po kontrabandoheshin me dy vetura.

“Njësitë policore kanë ndaluar dy vetura me targa vendore të cilat i drejtonin dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe gjatë kontrollit në rimorkiot e veturave janë gjetur 400 copë pula për të cilat të dyshuarit nuk kishin dokumentacion përcjellës. Me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar si dhe automjetet janë dorëzuar njësisë së doganave”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

Temat: