09:19 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / C E

Kontrata e çuditshme që përgatiti Reali për Lewandowskin në vitin 2013

Real Madrid i ofroi Robert Lewandowskit një kontratë që përfshinte disa detaje shumë të çuditshme në vitin 2013.

Pasi kishte parë formën e tij të mirë me Borussia Dortmund , kur shënoi të katër golat kundër tyre në Ligën e Kampionëve, Los Blancos ishin të prirur për të nënshkruar me polakun dhe i bënë një propozim jashtëzakonisht fitimprurës në dhjetor 2013.

Në kontratën shtatë vjeçare që është botuar nga “Onet Sport”, Lewandowski do të fitonte 9.6 milionë €euro në vit, si dhe një bonus prej 10.96 milionë euro.

Por çuditërisht, kontrata përfshinte një listë me aktivitete ekstreme që Lewandowski do të ndalohej të merrte pjesë nëse do të bënte kalimin në Santiago Bernabeu.

Ai do ta kishte të ndaluar të hipte në një motoçikletë ose varkë me motor për fillestarët, ndërsa skijimi, paragliding dhe ngjitja në shkëmb ishte gjithashtu një ndalesë.

Por polaku vendosi të transferohet te Bayern Munchen ku u shëndrrua në një makineri golash me bavarezët.

Në gjashtë vjet në “Alianz Arena”, ai ka shënuar 242 gola në 285 ndeshje. /IndeksOnline/