19:53 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kontrolluan plotësisht ndeshjen, Kosova fiton minimalisht ndaj Gjibraltarit

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit 1:0 në “Fadil Vokrri”.

Golin e vetëm e shënoi Florent Hasani në minutën e 69-të.

Kosova hyri në këtë ndeshje me formacionin e dytë, ndërsa kontrolluan totalisht ndeshjen duke pasur një mori rastesh, shkruan Indeksonline.

Edon Zhegrova pësoi lëndim dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Pas kësaj ndeshje, Kosovën e pret ndeshja shumë e vlefshme ndaj Malit të Zi të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/