18:47 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Korea – Gjermani, ky është futbollisti i ndeshjes (Video)

Gjermania është eleminuar nga Kupa e Botës duke mos arritur të kaloj fazën e grupeve.

Kampionët në fuqi të Botës janë mposhtur me rezultat 2-0 nga Korea e Jugut në ndeshjen e fundit të grupit F, shkruan indeksonline.

Koreanët arritën të sigurojnë pikët e para pasi në dy ndeshjet e parë ishin mposhtur nga Meksika dhe Suedia.

Me meritori për këtë fitore është portieri, Hyun-Woo Cho i cili ishte vendimtar me disa pritje.

Koreanët do të priten si heronj në vendlindje pasi eleminuar njërën nga skuadrat favorite të këtij Botërori. /IndeksOnline/