08:10 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Koreja e Veriut sot rihapë një linjë telefonike me botën e jashtme!

Koreja e Veriut ka thënë se do të rihapë një linjë telefonike me Korenë e Jugut, për të lehtësuar bisedimet mbi pjesëmarrjen e saj të mundshme në Olimpiadën Dimërore.

Kanali i komunikimeve ndër-koreane do të rivendoset të mërkurën në ora 15:30 lokale (06:30 GMT), njoftoi agjensia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut, transmeton Indeksonline.

Ajo vjen pasi Kim Jong-un tha se ishte “i hapur për dialog” me Seul dhe për të dërguar një ekip në Lojrat.

Të dy vendet nuk kanë mbajtur bisedime të nivelit të lartë që nga dhjetori i vitit 2015. Një vit më pas, Koreja e Veriut preu kanalin e komunikimit, duke refuzuar t’i përgjigjet thirrjeve, sipas zyrtarëve në Jug.

Një zyrtar i Koresë së Veriut njoftoi për rihapjen e linjës së telefonit në një deklaratë televizive të martën. Ai tha se të dy vendet do të diskutonin mbi çështjet praktike rreth një propozimi për të dërguar një delegacion të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, Korenë e Jugut në shkurt.

“Ne do të diskutojmë mbi çështjet e nivelit të punës mbi disponimin tonë potencial të delegacionit”, citoi zyrtari Yonhap të thoshte./Indeksonline/