21:21 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Koshashënuesit më të mirë të Kosovës sonte ndaj Rumanisë

Kosova pësoi sonte humbje nga Rumania si mysafir në kuadër të para kualifikimeve për Eurobasket.

Të besuarit e Damir Mulaomerovic u mposhtën në Rumani me rezultat, 88-83.

Basketbollisti më i mirë në parket sonte ishte Lis Shoshi, i cili bëri një paraqitje impresive, transmeton IndeksOnline.

Përveç kësaj, ai ishte edhe koshashënuesi më i mirë i Kosovës sonte me 29 pikë të shënuara.

Pas tij, Dardan Berisha shënoi 24 pikë, Gëzim Morina 22 pikë dhe pjesa tjetër e skuadrës shënoi 8 pikë.

Përndryshe, në ndeshjen e radhës, të dielën, Kosova përballet me Maqedoninë si mysafir./IndeksOnline/