12:39 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kosova gati për ligjin e REFERENDUMIT, PSD-ja përkrahet nga koalicioni qeverisës

Partia Social Demokrate ka ftuar gjitha subjektet politike në Kuvend që në parim të votojnë projektligjin për referendum dhe bashkërisht grupet parlamentare të paraqesin propozimet e tyre.

Deputeti i partisë së Shpend Ahmetit, Faton Topalli ka paraqitur para deputetëve idenë për referendumin. Sipas tij, mbajtja e një referendumi do t’i kushtojë Republikës së Kosovës 5.1 milionë euro, shkruan Indeksonline

“Është instrument që bën të mundshëm vullnetin e qytetarëve. Referendum është instrument i mire kundër monopoleve politike, kundër shkeljes së drejtave të njeriut. Ligji për referendum është një përgjigje kundër demagogëve që mos të flasin në emër të popullit  E drejta e referendumit është e drejt e bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Projektligji për referendum i Partisë Social Demokrate është hartuar në bazë të disa ekspertëve të pavarur, që kanë dashur të mbetën anonim”, ka thënë ai.

Topalli është shprehur se Ligji ka qenë i përpiluar në gjuhën angleze dhe është përkthyer në shqip.

“Referendum për shfuqizimin e një ligji apo pjese të ligji. Referendumi Konsultativ që bëhet nga Presidenti apo Kuvendi i cili kërkon mendimin e qytetarëve.  Referendumi kushtetuese që Kuvendi i Kosovës mund ta bëjë ndryshimin në Kuvend”, ka deklaruar ai.

Kjo ide ka marrë pajtimin e Partisë Demokratike të Kosovës që të votohet në parim.

“PDK do të jep kontributin e vet në ndryshimet e mundshme pasi të formohet grupi punues. Ky ligj është me rëndësi të veçantë dhe i domosdoshëm për qytetarët”, ka deklaruar deputeti Hajdar Beqaj.

Përpos problemeve teknike, AAK mbështet projektligjin dhe do të jap kontributin e saj, ka deklaruar Hajdar Beqaj.

NISMA përkrah ligjin ndonëse kishte disa vërejtjeje. “Besojë që pas leximit të dytë të votohet”, është shprehur Bilall Sherifi. /Indeksonline/