20:10 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kosova bëhet temë në Austri, përplasen rreth njohjes së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl është distancuar nga deklarata e zëvendës-kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache, i cili deklaroi sot se Kosova është pjesë e Serbisë.

Kneissl, deklarimet e zëvendës-kancelarit austriak, i  quajti të pamatura.

“Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Austria është një fakt i pakundërshtueshëm”, tha zëdhënësja e ministres Karin Kneissl, transmeton Telegrafi. “Dhe kjo njohje nuk mund të ndryshohet”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ministri i Shërbimeve Civile dhe Sportit në Austri thuhet të ketë pohuar se ka kritikuar ashpër njohjen që shteti austriak i ka bërë pavarësisë së Kosovës.