15:41 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kosova dhe Maqedonia nuk kanë çështje të hapura

(I plotësuar, 16:37)-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Kosova dhe Maqedonia kanë të ardhme evropiane.

Kreu i shtetit gjatë takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, theksoi se të dyja vendet janë të mishëruara me vlerat e integrimit në NATO dhe BE.Sipas Thaçit është fat që mes dy vendeve nuk ka çështje te hapura.

Ai tha se Kosova respekton integritetin territorial të Maqedonisë.

…………………………………………………………………….

Zoran Zaev takohet me presidentin Hashim Thaçi (Foto)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është duke zhvilluar një vizitë në Prishtinë, teksa po zhvillon edhe takime të ndryshme.

Pas takimeve që pati me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj si dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ai tani është takuar me Presidentin Hashim Thaçi, shkruan Indeksonline.

Zaev dhe Thaçi shihen në një shoqëri mjaft të mirë me njëri-tjetrin./Indeksonline/