18:53 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Kosova dhe Shqipëria ndahen në paqe (Foto)

Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka barazuar sot 1-1 me skuadrën kombëtare të Kosovës e po kësaj moshe.

Në përgjithësi sfida ka qenë e ekuilibruar për të dyja përfaqësueset të cilat kishin në fushë futbollistë të datëlindjes 2003-2004. Kjo miqësore u luajt në dy perioda me nga 35 minuta secila.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola 0:0, ku të dyja skuadrat nuk gjetën dot rrugën e golit.

Në 45 minutat e dyta ka qenë Shqipëria ajo që ka gjetur golin e parë, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Sulaj në minutën e ’46-të. Ndërkaq pak minuta më vonë për Kosovën U-15 ka barazuar Tahiri, i cili në minutën e 61-të ka qenë i saktë në finalizim.

Kjo ndeshje miqësore do të pasohet edhe me një përballje tjetër, e cila do të zhvillohet në datën 5 maj në qytetin e Shkodrës,  në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës në orën 12:00./IndeksOnline/