23:49 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Kosova e para në Botë aplikon rregullat e reja të WKF

Në Prishtinë është mbajtur Kampionati i Kosovës në Karate, ku u bë e ditur se Kosova e para në Botë fillon aplikimin e rregullave të reja të WKF-së.

Në këtë kampionati kanë marrë pjesë kryetari i komisionit të gjyqtarëve botërorë Javier Escalante nga Suedia, sekretari i komisionit botërorë Robert Hamara nga Norvegjia, Alois Weisbock nga Austria dhe Franqeska Marquez nga Spanja.

Risi tjetër në këtë kampionat ka qenë sistemi i ri i video kamerave, të cilat janë duke u përdorur nga gjyqtarët për ndarje të drejtësisë dhe sistemin e ri të notimit digjital të Katave, sipas rregullave të Federatës Botërore, është efektive nga 01 janar 2019.

I pari i kësaj federata, Ismet Krasniqi falënderoi bashkëpunëtorët ,të cilët kanë bërë një punë të palodhshme për organizimin e këtij kampionati, si dhe tha se karateja do të jetë sporti i cili shumë shpejtë do të arrijë edhe suksese ndërkombëtare.

Krasniqi: Për herë të parë rregullat e reja të WKF aplikohen në Prishtinë

Video: “Sot kemi kokat më të mëdha të Federatës Evropiane, Botërore, domethënë gjyqtarët më të mëdha të Federatës Evropiane dhe Botërore, dhe për neve është një kënaqësi shumë e madhe. Ky organizim është i pari në vitin 2019, domethënë i pari në Botë, mund të them lirisht, për këtë kemi pasur fatin që me rregullat më të reja të WKF të zbatohen pikërisht në Prishtinë. Kjo ka ndodh vërtetë rastësisht, por ne jemi të lumtur sepse edhe referët botëror dhe evropian të cilët janë këtu, dhe për ta është një sfidë shumë e madhe sepse  këto rregulla të cilat janë caktuar nga WKF, të cilat do të  aplikohen pikërisht në Tokyo 2020, janë për herë të parë të aplikuara këtu në Kosovë”, pohoi Krasniqi.