17:54 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kosova e plotë për sfidën ndaj Ishujve Faroe – rikthehet ylli i Kombëtares

Pas kthimit nga Azerbajxhani ku barazoi me kombëtaren e këtij vendi në Baku duke luajtur pa gola, Kombëtarja kosovare sot mbajti stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” me pjesën e futbollistëve të cilët nuk u angazhuan në ndeshje,.

Ndërsa pjesa tjetër pati regjenerim në pishinë dhe stërvitje të lehtë.

Sot Kombëtares A iu bashkua edhe Besar Halimi, ndërkaq që edhe në këtë stërvitje u fokusua në lojën nën trysni, me mbrojtje të ngjeshur dhe kundërsulme të shpejta.

Para ndeshjes me Ishujt Faroe e cila do të zhvillohet të hënën, e cila mundi Maltën me rezultat 3:1, Kombëtarja është duke u përgatitur maksimalisht dhe është përqendruar që të dalë fituese.

Padyshim se me rikthimit të Halimit në skuadër, djelmoshat kosovar do të jenë edhe më të fortë për ndeshjen e së hënës./IndeksOnline/