19:01 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

S’ka pushim për yllin e Kosovës, starton nga minuta e parë për skuadrën e tij

Skuadra daneze, Broendby IF, do ta zhvillojë sonte një ndeshje të rëndësishme në kuadër të rrethit të katërt të DBU Pokalen.

Broendby do të përballet me Marienlyst, në një ndeshje ku luan si mysafir.

E për skuadrën daneze, ylli i Kosovës, Besar Halimi është i pazëvendësueshëm në formacionin bazë, transmeton IndeksOnline.

Pas rikthimit në Danimarkë nga Prishtina, Halimi është përzgjedhur nga trajneri, Alexander Zorniger të luajë nga minuta e parë.

Por, minutazha e tij te Përfaqësuesja nuk është e njejtë me atë që e ka te gjiganti i Danimarkës.

Në ndeshjet e këtij muaji – ndaj Maltës, Halimi luajti gjysmë ore pas inkuadrimit në pjesën e dytë, ndërsa ndaj Azerbajxhanit luajti vetëm pesë minuta./IndeksOnline/