21:55 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tjetër ”muhabet” në Danimarkë, Halimi asistoi në barazimin e Broendbyt

Besar Halimi asesi ta gjejë formën e tij optimale kur luan te Kombëtarja e Kosovës.

Mesfushori kosovar ishte i ftuar së fundmi nga Bernard Challandes në ndeshjet ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe, por nuk tregoi potencialin e tij.

Megjithatë, krejt tjetër ”muhabet” bëhet kur ai luan në Danimarkë te skuadra e Broendbyt, transmeton IndeksOnline.

Në ndeshjen e sotme kundër OB, Halimi nuk ishte titullar, megjithatë u inkuadrua në pjesën e dytë dhe asistoi te goli i epërsisë së skuadrës së tij.

Halimi u inkuadrua në minutën e 69-të, Halimi asistoi te goli Hany Mukhtar për t’ja dhënë epërsinë Broendbyt.

Megjithatë, OB barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes Ramon Leeuwin, dhe ndeshja mbaroi me rezultat, 1-1.

Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Broendby i Halimit renditet në vendin e shtatë me 18 pikë./IndeksOnline/