19:28 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

I ”nxehtë” për lojë, Halimi shënon gol spektakular për Broendbyn

Broendby e ka nisur për mrekulli ndeshjen kundër Marienlyst në DBU Pokalen.

Në këtë ndeshje, ka startuar nga minuta e parë edhe ylli i Përfaqësueses kosovare, Besar Halimi.

I ”nxehtë” për lojë, pas 10 minutash, Halimi ia ka dhuruar epërsinë skuadrës daneze, transmeton IndeksOnline.

Pas një pasimi fantastik, Halimi ka shënuar një gol të bukur me të majtën kundër Marienlyst.

Por, Broendby nuk u ndalë vetëm me golin e Halimit.

Ata shënuan edhe dy gola tjerë – përmes Lauresen në minutën e 12-të dhe Frendrup në minutën e 18-të./IndeksOnline/