08:17 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosova mirëpret shkarkimin e këshilltarit të Trump-it, Buxhovi flet për pozicionin e SHBA-ve

Historiani e publicisti Jusuf Buxhovi, e ka quajtur pozitive vendimin e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për shkariminin e këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Sipas Buxhovit, amerikanët tani po i rikthehen “politikës së vjetër” gjeostratike.

“Largimi i Baltonit nga Shtëpia e Bardhë tregon se SHBA-të, pas disa “testimeve” në rajon, ku edhe Kosova si shtet i pavarur luan një rol të rëndësishëm, po i rikthehen pozicionimit klasik gjeostrategjike të Perëndimit në raport me Rusinë”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Trump dje ka dhënë hollësi për këtë shkarkim.

 “Unë e njoftona John Bolton se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardh. Unë nuk pajtohem me shumë sugjerime të tij dhe për këtë arsye unë e pyeta për dorëheqjen, të cilën ma dha mua këtë mëngjes. E falënderoj shumë Johnin, për shërbimin e tij”, ka shkruar ai /Indeksonline/