09:13 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kosova në pritje për anëtarësim në INTERPOL, këto dy shtete raportohet se do të votojnë kundër

Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme së INTERPOL-it, rreth punës së Policisë së Kosovës.

Votë kundër kanë paralajmëruar Maroku dhe Rusia. Të dy këto shtete që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

Mbledhja e përvitshme e Interpol-it, e cila po mbahet në Dubai, do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat njëvjeçar.

E më herët, sekretari i Interpol-it, Jürgen Stock, ka filluar të jap arsyetimet se pse kjo pikë është rend të agjendës.

Vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë.

Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë, ndërsa diskutimet pritet të zgjasin rreth dy orë.

Temat: