17:33 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova për herë të parë në Lojrat Olimpike për të rinj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi përmes një njoftimi në llogarinë Facebook ka dhënjë një lajm të mirë.

Ai ka bërë të ditur se Kosova për herë të parë do të merr pjesë në Lojrat Olimpike për të rinj, e cila mbahet në Buenos Aires, Argjentinë.

“Pata kënaqësinë që sot t’i takoj sportistët: Erza Muminoviq (xhudo), Erdonis Maliqi (boks), Muhamet Ramadani (atletikë), Melisa Zhdrella (not) Bleron Fetaovska (peshëngritje), të cilët udhëtuan drejt Argjentinës për të marrë pjesë në lojrat olimpike. Sportistëve dhe trajnerëve i dëshirova përfaqësim të suksesshëm të Kosovës, por edhe për ta rikonfirmuar mbështetjen time për pjesëmarrjen e tyre në Lojrat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Pjesëmarrja e sportistëve në këto lojra mbështetet nga MKRS-ja, përmes KOK-ut, në kuader të bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Kosovës”, ka shkruar Gashi./Indeksonline/