18:58 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kosova përfundon Evropianin në vendin e dytë

Gjatë të dielës u shënua edhe një tjetër sukses i xhudistëve të Kosovës Kampionatin Evropian të moshave nën 23 vjeç.

Loriana Kuka e fitoi medaljen e artë në kampionatin që u zhvillua në Hungari, ku shkëlqeu nga raundi i parë deri në finale në kategorinë -78 kg. Në finale, ajo e mposhti xhudisten gjermane Christina Faberin.

Të shtunën, Akil Gjakova u shpall kampion evropian në kategorinë deri në 73 kilogramë për moshat nën 23 vjeç.

Xhudisti nga Kosova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 në garën e zhvilluar në Gyor të Hungarisë. Duke vazhduar me formën fantastike të shfaqur gjatë këtij viti, ai fitoi me Ippon ndaj kundërshtarit nga Azerbajxhani, Rufat Mamadov.

Temat: