22:14 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kosova pëson në fund nga Qipro

Kombëtarja e Kosovës në grup-moshat U18 ka pësuar humbje nga Qipro në kuadër të Kampionatit Europan, Divizioni C, që po mbahet në Prishtinë.

Takimi mes Kosovës dhe Qipros u mbyll me fitore të mysafirëve 62-63, ndeshje kjo e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje u vlerësua paraqitja e mirë e Rron Ukaj, i cili shënoi 14 pikë, 13 kërcime.

Pas dy ndeshjeve, Kosova gjendet e dyta në grupin B me 3 pikë, 1 më pak se Qipro, që është liderë. Takimin e ardhshëm, Kosova e luan ndaj Gjibraltarit./IndeksOnline/