08:36 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosova pëson nga Turqia

Kosova U15 te meshkujt ka pësuar dje nga Turqia me rezultat 72:53, në turneun që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.

Dardanët e rinj treguan një lojë të mirë, edhe pse kjo ishte ndeshja e dytë brenda ditës, pasi më herët kanë mundur Rumaninë 75:49.

Ndaj Turqisë, fantastik ishte Eliot Peci me 21 pikë. Ndeshja e ardhshme do të jetë sot kundër Bullgarisë nga ora 17:00.

Turneu zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Evropës. Në këtë turne pesë shtete janë pjesëmarrëse: Kosova, Turqia, Maqedonia Veriore, Bullgaria dhe Rumania./Indeksonline/