16:14 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova regjistron fitore historike përballë Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat, U-17, e ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm.

Të rinjët e Kosovës, në ndeshjen e parë pësuan humbje nga Skocia me rezultat, 1-2, në ndeshjen e vlefshme për grupin 5.

Por, sot, të besuarit e Besnik Kollarit regjistruan fitoren e parë – ndaj të rinjëve të Zvicrës me rezultat minimal, 1-0, transmeton IndeksOnline.

Në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër, Kosova fitoi falë golit të vetëm të shënuar nga qendër-mbrojtësi i talentuar, Valon Zumberi.

Zumberi shënoi golin e fitores në minutën e 63-të të ndeshjes për t’ja siguruar Kosovës fitoren e parë në këtë fazë.

Kështu, pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kosova renditet në vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara, teksa vendin e parë e mbanë Skocia me 4 pikë./IndeksOnline/