10:47 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kosova vazhdon me stërvitje, lojtarët në formë të duhur (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovë në Basketboll po vazhdon me stërvitje para ndeshje historike kundër Lituanisë, shkruan IndeksOnline.

Lojtarët e Kosovës së bashku me trajnerin amerikan, Brad Greenberg janë gati për të bërë një paraqitje të mirë të premten.

Ata sot kanë stërvitur në Palestrën Sportive në Prishtinë për ndeshjen e 24 nëntorit, e vlefshme për kualifikimin për në Kupën e Botës “Kina 2019”. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/