17:37 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosovare Asllani kalon në epërsi Suedinë ndaj Anglisë

Suedia ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në përballjen me Anglinë, e cila po zhvillohet për momentin në Nicë të Francës dhe është e vlefshme për medaljen e bronztë.

Vetëm 11 minuta iu deshën Suedisë për të kaluar në epërsi në përballjen me Anglisë, pasi që futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, e mposhti portierin Carlyt Telford, duke e zhbllokuar rezultatin e ndeshjes.