22:29 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kosovare Asllani merr çmimin e karrierës, më e mira e vitit 2017 në Suedi (Foto)

Futbollistja, Kosovare Asllani ka fituar një nga çmimet më të mira në karrierë, shkruan IndeksOnline.

Ajo është shpallur si futbollistja e vitit në Suedi, por që nuk ishte çmimi i vetëm, ajo poashtu u shpall edhe si mesfushorja më e mirë e futbollit femëror.

Kosovare Asllani është pjesë e Kombëtaren e Suedisë, ajo gjatë këtij viti luajti për klubin e madh anglez, Manchester City, ndërsa tani është pjesë e ish-skuadrës, Linkopings.

Ajo u shpreh tejet e lumtur për çmimin e fituar.

“Unë jam jashtëzakonisht krenare për këtë çmim”, ka thënë Asllani./IndeksOnline/