18:30 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Kosovarët më së shumti e duan Merkelin, pastaj Trumpin e Erdoganin

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka realizuar anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës”.

Të dhënat kryesore të këtij raporti që lidhen me perceptimet e qytetarëve në raport me politikën ndërkombëtare tregojnë se Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel  është liderja e preferuar e kosovarëve, duke lënë pas Presidentin Donald Trump e Presidentin e Turqisë,, Rexhep Tayyip Erdogan.

“Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është dukshëm liderja më e preferuar e kosovarëve, me 53%, duke e lënë prapa Presidentin Amerikan Donald Trump me 17%. Rezultatet shfaqin se tre liderët e preferuar botërorë të qytetarëve kosovarë janë Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan” , thuhet në këtë raport.

Ndërsa, 87% e serbëve të Kosovës e vlerësojnë Vladimir Putinin si liderin më të preferuar botëror.

Vlerësimi pozitiv i qytetarëve kosovarë për politikën e BE-së karshi Kosovës, aktualisht gjendet tek shifra 54%.

 55% e qytetarëve vlerësojnë se NATO është organizata që e ka ndihmuar Kosovën më së shumti nga viti 1999, duke e lënë kështu prapa BE-në me 21%.

34% qytetarëve besojnë se Gjermania duhet të jetë partneri kryesor ekonomik i Kosovës.

73% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht rolin e NATO-s në arenën ndërkombëtare dhe kontributin e saj për paqe./Indeksonline/