09:12 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosovari ia prish planet dhe natën Gerrardit

Florian Kamberi vazhdon të shkëlqejë në Skoci. Sulmuesi kosovar ka shënuar golin e tetë në Premierligën e Skocisë.

Mbrëmë, Kamberi u bë hero i Hibernian duke arritur të ndalë skuadrën e drejtuar nga Gerrard, Rangers.

Sulmuesi kosovar arriti që 15 minuta para fundit të ndeshjes të shënojë për Hibernian duke barazuar rezultatin në 1-1. /Indeksonline/