20:33 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kosovë – Serbi dhe SHBA – Kinë, përplasje të njejta tregtare

Qeveria e Kosovës ka vendosur të mërkurën që taksa doganore për produktet e Serbisë nga 10% të shkojë në 100%, duke i dhënë një goditje “bombastike” transportit të mallrave mes dy vendeve.

“Që një kohë të gjatë Kosova është penguar si në transport si në analiza e në çdo instrument tjetër e CEFTA nuk ka funksionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Duke qenë kështu unë e përkrah këtë propozim”, ka thënë Haradinaj.

Ngritja e taksës në produkte deri vonë ka qenë temë kyçe edhe në mediat botërore, më saktësisht në atë që i referohen ‘Lufta Tregtare’ mes SHBA-ve dhe Kinës, shkruan IndeksOnline.

Pothuajse të njejtën gjë ja kishte bërë edhe SHBA shtetit të Kinës muaj më parë. Në “lulëzimin” e ekonomisë kineze, SHBA i vuri tarifa në 10% ndaj 200 miliardë dollarë mallrave të importit nga Kina dhe kërcënoi 267 miliardë dollarë mallra të tjerë.

Ky vendim ishte marrë për t’i treguar vendin Kinës dhe për të dënuar Pekinin për vjedhjen e sekreteve tregtare dhe teknologjike.

Megjithatë, duarkryq nuk kishte qëndruar as Kina. Shteti kinez poashtu kishin vendosur tarifa për mallrat e SHBA-ve, me vlerë 60 miliardë dollarë.

Tarifat e reja të Kinës u vendosen në shkallë prej 5% ose 10%, varësisht nga produkti. Përplasja ka thelluar konfliktin midis dy ekonomive më të mëdha të botës që tashmë po dëmton kompanitë në të dy anët e Paqësorit. Masa e fundit e SHBA do të thotë afërsisht gjysma e produkteve që Kina i shet në Shtetet e Bashkuara çdo vit do të goditen nga tarifat amerikane.

Administrata Trump ka argumentuar se tarifat ndaj mallrave kineze do ta detyronin Pekinin të zhvillonte tregti me Shtetet e Bashkuara në terma më të favorshme.

Poashtu, vlen të theksohet që ShBA në fillim të këtij viti i kishte vënë sanksione dhe Rusisë. Uashingtoni kishte vënë tarifa 25 përqind në çelik dhe 10 përqind në alumin në muajin mars, duke cituar arsye të sigurisë kombëtare. /IndeksOnline/