21:01 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosovën, po e bankroton politika diletante!

Shkruan: Fadil Maloku:

Kosovën, po e bankroton politika diletante!

  1. Në Kosovē, sentenca e idiomēs “brainwashing” apo “shpërlarjes së trurit”, që ndryshe në politikēn paramode shquhej dhe identifikohej pak a shumē si” indoktrinim” e si “përpunim politik”, është ka merr dimensione tē një fatpajtimi të çuditshëm dhe pothuajse iracional!
  2. Themi iracional dhe fatpajtues, për shkakun se “skalpeli” ynē sociologjik e ka pak si vēshtirë ta imagjinoj politikën që me dy dekada demokracie e tendence shtendërtimi, nuk arriti bile njëherē ta fut nē agjenda nacionale luftimin e; kriminalitetit, korrupsionit, pabarazisë papunësisë dhe varfērisē ekstreme?
  3. Në cilën do shoqëri europiane, këta parametra e tregues socioekonomik, do ishin definitivisht shenja alarmuese pēr kolapsimin dhe bankrotimin e shtetit! Duket, që kētē lēmsh të kesaj tendence bankrotuese, do ta paguajmē me “internim” dhe ikje masive nga vendi, menjëherē sapo të lejohet liberalizimi i vizave. Atëherë, kujt i duhet njē Kosovē e tillë!?

Temat: