19:40 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Kotçijas takon krerët e lartë në Shkup: Koha për vendime dhe kompromis nga dyja palët

Një agjendë e ngjeshur e ka shoqëruar vizitën historike të misnitrit të Jashtëm grek Nikos Koçijas në Maqedoni.

Dy palët kanë vazhduar me atmosferën pozitive e konstruktive për zgjdhjen e cështjes së emrit, ndërsa shefat e diplomacive të dyja shteteve pranuan procesi i negociatave midis Maqedonisë dhe Greqisë ka hyrë në një fazë delikate, nga i cili, të dyja palët duhet të dalin me dinjitet, njofton Indeksonline Maqedoni.

Një emër i përbërë, por i pandashëm dhe i papërkthyeshëm është i papranueshëm për palën maqedonase, ishte i prerë ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, pas takimit me homologun e tij grek, Nikos Koçijas në konferencën e përbashkët për shtyp.

Kurse nga ana tjetër shefi i diplomacies greke, Nikos Koçijas ka insistuar në ndryshime kushtetuese duke thënë se një gjë e tillë nuk është aspak tragjike, por se sipas tij do të jetë garanca më e mirë e mundshme në këtë proces.

“Zgjidhje morale është ajo që do t’i kënaq të dy palët, nuk flas për ekstremistët në të dy vendet, flas për ata që mendojnë për një të ardhme të përbashkët. Nuk kërkoj që njëra palë të shkatërrohet, ndërsa pala tjetër të gëzohet se ka fituar”, tha Nikos Koçijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Shefat e diplomacive gjatë konferencës, nuk kanë dhënë shumë detaje se çka përmbajnë propozimet e marrëveshjeve.

Ndërkohë shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Koçijas në vizitën dy ditëshe në Maqedonia ka realizuar takim edhe me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev. /Indeksonline/